BallinaZgjedhje e editoritBasha publikon VIDEON: Me taksën e sheshtë 9% do përfitojnë të gjithë,...

Basha publikon VIDEON: Me taksën e sheshtë 9% do përfitojnë të gjithë, Rama falimentoi bizneset

spot_img
spot_img

Kreu i PD, Lulzim Basha ka zbuluar planin ekonomik të PD që ka për synim të vendosë vetëm taksimin e sheshtë 9% ku do të përfitojnë të gjithë punonjësit si në sektorin privat edhe në publik.

Basha ka publikuar një video ku duken shembujt se si taksimi i sheshtë do të ndikojë pozitivisht në ekonominë e punonjësve teksa akuzon Ramën për taksimin e tij në 7 vite.

Lideri demokrat shprehet se në 7 vite, Rama rriti taksat dhe çmimet, falimentoi bizneset dhe largoi qindra- mijëra shqiptarë në Shqipëria.

Sipas planit që paraqet PD, për çdo punonjës të privatit dhe publikut duke bërë dhe krahasimin me qeverinë e PS, në qeverinë e Bashës punonjësit do të paguajnë më pak taksa dhe jo siç pretendon Rilindja që në planin e PD do të ketë fasha përjashtuese të Tatimit mbi të ardhurat.

STATUSI NGA LULZIM BASHA

Me taksën e sheshtë 9% do të përfitojnë TË GJITHË të punësuarit si në sektorin privat ashtu edhe në atë publik, dhe do të rritet fuqia blerëse e shqiptarëve. Më poshtë disa shembuj konkretë të përfitimeve të disa kategorive në sektorin publik nga taksa e sheshtë 9%.👇

 

PËRMBAJTJA E VIDEOS

GENJESHTRAT E RAMES

Rilindja genjen duke thene se punonjesit do te paguajne me shume gjate qeverisjes Basha, pasi ata thone se ne planin PD nuk do te kete fashe perjashtuese te tatimit mbi te ardhurat.

Fakti eshte qe Plani PD RUAN fashen perjashtuese nga TAP per 30mije lekshin e pare te te ardhurave, dhe tatohet me 9% vetem diferenca mbi kete vlere.

Shembull konkret:

  • Nese paga eshte psh 40mije leke te reja, atehere me planin PD do te paguhet 9% te (40.000-30.000) = 9% e 10.000 leke = 900 leke ne muaj.
  • Nderkohe qe sot me taksen Rama paguhet 13% te (40.000-30.000) = 13% te 10.000 = 1300 leke.

Realiteti sot: 13% tatim mbi te ardhurat (TAP) nga paga duke perjashtuar nga tatimi 30mije lekshin e pare.

Plani PD: 9% tatim mbi te ardhurat nga paga duke perjashtuar nga tatimi 30mije lekshin e pare.

GENJESHTRAT E RAMES PER CDO GRUP PUNONJESISH:

 

PUNONJESIT E POLICISE – 7 MIJE PUNONJES

Paga mesatare TAP i PS 13% (duke perjashtuar 30mije lekshin e pare) TAP i PD 9% (duke perjashtuar 30mije lekshin e pare) Sa me pak paguhet me planin PD?
Paga Bruto77000 leke TAP i paguar:6110 leke/muaj TAP i paguar:4230 leke/muaj Cdo muaj do paguajne 1880 leke me pak.Ose 22560 leke me pak ne vit per 12 muaj.

Ose 90240 leke me pak ne nje mandat 4 vjecar.

Paga neto ne fund te muajit 62260 leke / muaj 64140 leke / muaj Pra me planin PD paga neto eshte me e larte (1880 leke/muaj me e larte)

Genjeshtrat e Rames: me PD 7mije policet do paguajne 69 milione leke te reja me shume ne vit.

Fakti: cdo vit 7 mije punonjes te policise do te paguajne 158 milione leke te reja me pak ne arken e shtetit (1.3 milione euro me pak)

ARSIMI 9-VJECAR – 23 MIJE PUNONJES

Paga mesatare TAP i PS 13% (duke perjashtuar 30mije lekshin e pare) TAP i PD 9% (duke perjashtuar 30mije lekshin e pare) Sa me pak paguhet me planin PD
Paga Bruto54000 leke TAP i paguar:3120 leke/muaj TAP i paguar:2160 leke/muaj Cdo muaj do paguajne 960 leke me pak.Ose 11520 leke me pak ne vit per 12 muaj.

Ose 46080 leke me pak ne nje mandat 4 vjecar.

Paga neto ne fund te muajit 44880 leke / muaj 45840 leke /muaj Pra me planin PD paga neto eshte me e larte (960 leke/muaj me e larte)

Genjeshtrat e Rames: me PD 23mije mesuesit e arsimit 9-vjecar do paguajne 480 milione leke te reja me shume ne vit.

Fakti:  cdo vit 23 mije punonjes te arsimit 9-vjecar do te paguajne 265 milione leke te reja me pak ne arken e shtetit (2.2 milione euro me pak)

 

ARSIMI I MESEM – 7 MIJE PUNONJES

Paga mesatare TAP i PS 13% (duke perjashtuar 30mije lekshin e pare) TAP i PD 9% (duke perjashtuar 30mije lekshin e pare) Sa me pak paguhet me planin PD
Paga Bruto60000 leke TAP i paguar:3900 leke/muaj TAP i paguar:2700 leke/muaj Cdo muaj do paguajne 1200 leke me pak.Ose 14400 leke me pak ne vit per 12 muaj.

Ose 57600 leke me pak ne nje mandat 4 vjecar.

Paga neto ne fund te muajit 49400 leke / muaj 50600 leke /muaj Pra me planin PD paga neto eshte me e larte (1200 leke/muaj me e larte)

Genjeshtrat e Rames: me PD 7mije mesuesit e arsimit te mesem do te paguajne 126 milione leke te reja me shume ne vit

Fakti:  cdo vit 7 mije mesuesit arsimit te mesem do te paguajne 100 milione leke te reja me pak ne arken e shtetit (825 mije euro euro me pak)

INFERMIERET NE SPITALE – 6250 PUNONJES

Paga mesatare TAP i PS 13% (duke perjashtuar 30mije lekshin e pare) TAP i PD 9% (duke perjashtuar 30mije lekshin e pare) Sa me pak paguhet me planin PD
Paga Bruto54000 leke TAP i paguar:3120 leke/muaj TAP i paguar:2160 leke/muaj Cdo muaj do paguajne 960 leke me pak.Ose 11520 leke me pak ne vit per 12 muaj.

Ose 46080 leke me pak ne nje mandat 4 vjecar.

Paga neto ne fund te muajit 44880 leke / muaj 45840 leke /muaj Pra me planin PD paga neto eshte me e larte (960 leke/muaj me e larte)

Genjeshtrat e Rames: me PD 6250 infermieret e spitaleve do te paguajne 130 milione leke te reja me shume ne vit

Fakti:  cdo vit 6250 infermieret e spitaleve do te paguajne 72 milione leke te reja me pak ne arken e shtetit (590 mije euro euro me pak)

 

INFERMIERET NE QENDRAT SHENDETESORE – 6800 PUNONJES

Paga mesatare TAP i PS 13% (duke perjashtuar 30mije lekshin e pare) TAP i PD 9% (duke perjashtuar 30mije lekshin e pare) Sa me pak paguhet me planin PD
Paga Bruto45500 leke TAP i paguar:2015 leke/muaj TAP i paguar:1395 leke/muaj Cdo muaj do paguajne 620 leke me pak.Ose 7440 leke me pak ne vit per 12 muaj.

Ose 29760 leke me pak ne nje mandat 4 vjecar.

Paga neto ne fund te muajit 38400 leke / muaj 39020 leke /muaj Pra me planin PD paga neto eshte me e larte (620 leke/muaj me e larte)

Genjeshtrat e Rames: me PD 6800 infermieret e qendrave shendetesore do te paguajne 170 milione leke te reja me shume ne vit

Fakti:  cdo vit 6800 infermieret qendrave shendetesore do te paguajne 50.6 milione leke te reja me pak ne arken e shtetit (414 mije euro euro me pak).

SANITARET NE SPITALE – 1500 PUNONJES

Paga mesatare TAP i PS 13% (duke perjashtuar 30mije lekshin e pare) TAP i PD 9% (duke perjashtuar 30mije lekshin e pare) Sa me pak paguhet me planin PD
Paga Bruto44500 leke TAP i paguar:1885 leke/muaj TAP i paguar:1305 leke/muaj Cdo muaj do paguajne 580 leke me pak.Ose 6960 leke me pak ne vit per 12 muaj.

Ose 27840 leke me pak ne nje mandat 4 vjecar.

Paga neto ne fund te muajit 37600 leke / muaj 38180 leke /muaj Pra me planin PD paga neto eshte me e larte (580 leke/muaj me e larte)

Genjeshtrat e Rames: me PD 1500 sanitaret ne spitaleve do te paguajne 38 milione leke te reja me shume ne vit

Fakti: cdo vit 1500 sanitaret ne spitaleve do te paguajne 10.4 milione leke te reja me pak ne arken e shtetit (85.5 mije euro euro me pak).

 

SHOFERE AMBULANCAT URGJENCA KOMBETARE – 500 PUNONJES

Paga mesatare TAP i PS 13% (duke perjashtuar 30mije lekshin e pare) TAP i PD 9% (duke perjashtuar 30mije lekshin e pare) Sa me pak paguhet me planin PD
Paga Bruto66500 leke TAP i paguar:4745 leke/muaj TAP i paguar:3285 leke/muaj Cdo muaj do paguajne 1460 leke me pak.Ose 17520 leke me pak ne vit per 12 muaj.

Ose 70080 leke me pak ne nje mandat 4 vjecar.

Paga neto ne fund te muajit 54300 leke / muaj 55760 leke /muaj Pra me planin PD paga neto eshte me e larte (1460 leke/muaj me e larte)

Genjeshtrat e Rames: me PD 500 shoferet e urgjences kombetare do te paguajne 7.5 milione leke te reja me shume ne vit

Fakti:  cdo vit 500 shoferet e urgjences kombetare do te paguajne 8.76 milione leke te reja me pak ne arken e shtetit (71.8 mije euro euro me pak).

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular