Gjergj Smaçi, i cili u plagos pasditen e djeshme, pasi u aksidentua me makinë në aksin Lezhë-Shkodër, në afërsi të fshatit Balldre ka ndërruar jetë.
64-vjeçari nuk mundi tu mbijetojë plagëve të marra dhe gjeti vdekjen në spitalin e Traumes, në Tiranë.
Smaçi ka qenë duke udhëtuar i vetëm me automjetin tip ‘Ford’, kur ka humbur kontrollin dhe dalë nga rruga.
“Panorama” ka mësuar se në momentin e aksidentit ai po kthehej nga puna.