Ilir Xhepaj i cili u arrestua sot si bashkëpuntor i Eduart Lamajt për vrasjen e dy biznesmenëve në Laç është një person me të shkuar kriminale të spikatur. Gazetarja Dorjana Bezat raporton për BalkanWeb se Xhepaj kishte vetëm 3 muaj që kishte lënë burgun pasi ishte dënuar për grabtije.
Në maj ai u përfshi në dy atentate, i pari një tentativë vrasje ndaj një biznesmeni, dhe i dyti vrasja e dy biznesmenëve Bujar Lika dhe Paulin Gjergji në Laç më 30 maj.
30 mintua pas mesnatës ai u pikas në Astir me automjetin e tij mes pallateve ku u arrestua nga Forcat Operacionale dhe më pas iu dorëzua Policisë së Kurbinit.
Tashmë Xhepaj është i arrestuari i dytë pas Lamajt, nga grupi i 4 personave që natën e 30 majit kryen vrasjen e 2-fishtë në hotelin A&A në Laç. BW