Eshte ndara para pak minutash nga jeta Besim Zekthi, nje nga valltaret dhe koregografet me te mire ne vend, besim Zekthi.
Besim Zekthi eshtë një nga valltarët më të njohur shqiptar që arriti të bëjë për vete për vite me rradhë të tri brezat. Të gjithë e kosiderojnë si mjeshtët të valles popullore shqiptare dhe solist të pakrahasueshëm të Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore.
Shkëlqimin e tij më të madhe e ka pasur me veçanërisht në vallet e njohura “Vallja e shqipeve” , “Festë ka sot Shqipëria”, “Shqipja më dha krahë”, me të cilat u bë shumë popullor për njerëzit. Fjalën e kemi për valltarin Besim Zekthin. Një djalë i pashëm, shtatlartë dhe i hollë, kështu njihet nga të gjithë që ndizte skenën sa herë që dilte. Nuk mungonin duartrokitjet aq sa e kthenin edhe për herë të dytë për të performuar.
Zekthi lindi më 5 shkurt 1936 në Tiranë por bëri atë që vallen popullore në ecurinë e saj, si traditë dhe vlerë kombëtare shqiptare askush nuk mund nuk mund ta kuptojë pa përfaqësuesin e saj më të spikatur, Besim Zekthi. Rrëmbeu në Francë në vitin 1970 “Gjerdanin e Artë” për vendit tonë në festivalin e Dizhonit dhe i bëri të njohura ndërkombtarisht vallet popullore shqiptare.
“Kam bindjen se uji do të shkojë në rrjedhën e vet, atje ku duhet të shkojë. Çdo gjë mund të harrohet, kultura e kombit nuk mund të harrohet. Nuk mund të ketë komb pa një kulturë të traditës, të lashtësisë, të jetës, aty ku ka lindur ai komb dhe aty ku ka pasqyruar jetën, historinë, punën, vajin, gëzimin, vallen, këngën, instrumentin, kostumin popullor, të gjitha këto janë shkrirë në historinë e kombit tonë. Janë monumentet e kulturës, ajo s’diskutohet, por monumente më të gjalla se sa mund të jenë vallet dhe këngët e historisë së kombit tonë nuk ka.”, është shprehur Zekthi në një nga intervistat e dhëna.
Artikulimet për Zekthin janë të shumta, veç morisë së çmimeve, titujve dhe nderimeve, që e kanë ndjekur për katër dekada. Tek ai arti në tërësi dhe vallja në veçanti, kanë skalitur tiparet e një personazhi që rrezaton. Valles me aq sa mundet nuk i ndahet asnjë ditë edhe pse fiziku tashmë i është bërë pengesë. (J.V/Faxweb)
Duke interpretuar valles “Kreshnikët e Lirisë”