Shuhet mjeshtri i valles shqiptare, koreografi i njohur Besim Zekthi. Lajmi jepet ne rrjetin social FB nga mbesa e tij Megi Mhilli
Statusi ne FB
Me hidhërim të thellë më duhet t’ju njoftoj për ndarjen nga jeta të artistit Besim Zekthi, gjyshit tim.
Ai do të jetë gjithnjë në zemrën e gruas së tij që I shërbeu deri çastin e fundit, të tre vajzave të tij, nipërve e mbesave dhe stërnipit të tij që të gjithë e shikonin me dashuri e adhurim. Fjalët janë të tepërta për një artist si Besimi, që gjithë jetën, mundin e djersën ja kushtoi këtij vendi dhe punoi që me artin e tij ta ngrinte Shqipërinë në sytë e një bote të tërë. Fatkeqësisht, edhe vitet e fundit të jetës I kaloi duke kërkuar mirënjohjen e vlerësimet që meritonte por Shqipëria e la në harresë e asnjëherë nuk ia dha. Por shpirtin e kishte të mbushur nga nejerëzit e tij të afërt dhe aty ai do të vazhdojë të jetojë, gjithmonë I dashur dhe I butë edhe pse me pamje kolosi të pamposhtur, gjyshi im, artisti I merituar dhe nderi I kombit, por mbi të gjitha krenaria jonë, Besim Zekthi. Do të na mungosh shumë, u prehsh në paqe!
Per varrimin dhe vizitat do tju njoftojme!