Kamerat e sigurisë së një dyqani në Lungomare të Vlorës kanë fiksuar momentin e grabitjes së xhiros ditore.
Ndryshe nga grabitës të organizuar, të cilët i shohim rëndom nëpër grabitje kësaj here protagonist është bërë një djalë i mitur. Në videon e siguruar nga Balkanweb shihet se si i mituri hyn me shpejtësi në dyqan.
Ai me sa duket ka pasur dijeni që shitësja nuk është në vendin e saj, pasi shihet të drejtohet tek arka e parave, të cilat pasi i merr i fsheh në trup.