Gjykata e Posaçme ka dënuar me 10 vite burg Armand Kocerri, i njohur si financieri i bandës së Habilajve, i cili akuzohet për veprën penale të “Pjesëmarrjes në grup të strukturuar kriminal” dhe për “Trafikimit të lëndës narkotike”.
Lajmi është bërë i ditur për ‘BalkanWeb’ nga gazetarja Klodiana Lala.
Po ashtu ai akuzohet për veprën të “Mbajtjes pa leje të municioneve”, Mbajtjes pa leje të armëve të gjuetisë”. Kujtojmë se Koçerrit iu gjetën 4 ton kanabis sativa në banesën e tij në Vlorë.