Universiteti Politeknik i Tiranës ka vendosur të zhvillojë online sezonin e provimeve, për shkak se dyshohet se është infektuar me koronavirus një prej studentëve.
Rektori i këtij Universiteti thekson se studentja, që dyshohet se është infektuar, është në vitin e tretë të studimeve, ndërsa ka të infektuar me virusin e rëndë edhe të ëmën.
“Dyshohet për një studente me Covid. Studentja në vitin e tretë te FTI. Studentja shfaqi shenja të Covid. Nëna e studentes, me Covid. Studentja në provim para 5 ditësh. Nuk anulohet sezoni i provimeve. Studentët do bëjnë online provimet”, thekson Rektori.