Një tjetër aksident i rëndë ka ndodhur këtë pasdite. Një kamion mësohet se ka rënë në liqenin e Kukësit. Për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i automjetit, një 37 vjeçar nga Kukësi. Ngjarja ka ndodhur në rrugën e vjetër të Kukësit, te Ura e Kolshit, ku shtetasi F.Ll., duke drejtuar mjetin tip kamion, ka dalë nga rruga dhe ka rënë në liqen.
Për gjetjen e trupit janë angazhuar menjëherë Polumbarët e Reneas, si dhe shërbimet e Policisë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje.