Duke nisur nga 1 korriku, Greqia hap kufijtë tokësorë me Shqipërinë. Lajmin e dha sot në një konferencë për mediat, zëdhënësi i qeverisë greke Stelios Petsas.
Ai sqaroi se hapja e kufijvë do të jetë për momentin vetëm tokësore, në pikat doganore të Kapshticës dhe Kakavijës.
Ndërkohë nga 1 korriku, BE hap kufijtë ajrorë vetëm me dy vende të Ballkanit Perëndimor, Serbinë dhe Malin e Zi.