Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë mbrëmje në qytetin e Elbasanit.
Një grup të rinjsh mësohet se janë përleshur me njëri-tjetrin me sende të forta në një lokal në qytet.
Në këtë konflikt të dhunshëm ka mbetur i plagosur rëndë një nga të rinjtë, i cili është goditur në kokë dhe në trup i cili ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve.
Policia është njoftuar nga qytetarët lidhur mbi ngjarjen, ku ka shoqëruar dy persona.
Ndërkohë që nuk janë ende të qarta shkaqet e këtij konflikti si dhe identitetet e personave të përfshirë.