Një 85 vjecar i cili kishte rezultuar pozitiv me Covid-19, ka humbur jetën ditën e djeshme në Sarandë. Sipas gazetares së Panorama, Shpresa Dine, i moshuari kishte pësuar hemoragji cerebrale në shtëpinë e tij.
Për shkak të sëmundjes që kishte, gjatë qëndrimit në QSUT, ai dyshohet të jetë infektuar me koronavirus.
Gjendja e tij e rënduar shëndetësore e bëri të pamundur luftën me Covid-19.