Aksident i trefishtë në rrugën nacionale Bulqizë-Peshkopi, raportohet për disa të plagosur.
Mësohet se përplasja ka qenë shumë e fortë dhe mjetet janë dëmtuar shumë, ndërsa të plagosurit janë dërguar në gjendje të rëndë në spitalin rajonal.
Në vendngjarje ka shkuar autoambulanca e Bulqizës për të transportuar të plagosurit në spital.
Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, por dyshohet për parakalim të gabuar të njërit prej automjeteve.