Ish deputetja demokrate Orjola Pampuri ka kujtuar 2 korrikun e 30 viteve më parë.
Në një shenim në faqen e saj në facebook ajo shkruan se “të gjithë ata që u larguan, kanë ndërtuar jetën, familjen, por kurrë nuk humbën shpresën dhe besimin që vendi i tyre ku lanë kujtimet e femijërisë, lanë njerëz të dashur e të afërm, do të bëhet një ditë”.
“Por, shton ajo në shenimin e saj, në këto 7 vite, Shqipëria beri hapa pas, ekonomia pësoi kolaps, numri i të papunëve u rrit, bizneset u mbyllën, shumë investitore të huaj u larguan, reforma në arsim dështoi, sistemi shendetësor pësoi goditjen më të rëndë, me numrin më të lartë të mjekëve dhe infermierëve që u larguan”
“Sot pas 30 vitesh, është e trishtë të dëgjosh të njëjtën fjali; “Duam të ikim, këtu nuk rrihet me”, shkruan ish deputetja demokrate.
Ja postimi i plotë:
Si sot, 30 vite më parë, kujtojmë eksodin më të madh të shqiptarëve, drejt Europës, me shpresën për një jetë më të mirë, për liri e demokraci. Të gjithë ata që u larguan, kanë ndërtuar jetën, familjen, por kurrë nuk humbën shpresën dhe besimin që vendi i tyre ku lanë kujtimet e femijërisë, lanë njerëz të dashur e të afërm, do të bëhet një ditë, do të jetë vendi ku brezat do të shpalosin vlerat e do ndërtojnë të ardhmen, ku të rinjtë do të arsimohen e punësohen, ku profesionistët do të ndjehen të sigurtë e të vlerësuar, ku pagat e pensionet do të përafrohen me ato të vendeve të zhvilluara, ku demokracia do triumfojë, e ky vend do të jetë ftues jo vetëm për ata që u larguan, por edhe për shumë investitorë të huaj.
Por në këto 7 vite, Shqipëria beri hapa pas, ekonomia pësoi kolaps, numri i të papunëve u rrit, bizneset u mbyllën, shumë investitore të huaj u larguan, reforma në arsim dështoi, duke cënuar këtë sistem ç’ka nxit shumë të rinj të largohen për të studiuar e me pas të punesohen e jetojnë jashtë vendit, sistemi shendetësor pësoi goditjen më të rëndë, me numrin më të lartë të mjekëve dhe infermierëve që u larguan, fale keqmenaxhimit dhe mungesës totale të motivimit. Sot pas 30 vitesh, është e trishtë të dëgjosh të njëjtën fjali; “Duam të ikim, këtu nuk rrihet me”.
E vetmja rrugë për të rikthyer shpresën, për të motivuar brezin e ri, për të shpresuar në të ardhmen, është largimi i kësaj të keqe të madhe, largimi i kësaj qeverie, për ditë më të mira.