BallinaBotaRekord rastesh në SHBA/ Trump ndryshon qëndrim për maskat, e krahason veten...

Rekord rastesh në SHBA/ Trump ndryshon qëndrim për maskat, e krahason veten me…

spot_img
spot_img

Rritja alarmante e numrit të të infektuarve ne SHBA, ka detyruar zyrtarët amerikanë, sidomos në shtetet jugore dhe ato perëndimore, që të kthejnë mbrapsht vendimet për hapje të restoranteve dhe plazheve, në prag të shënimit të pavarësisë së SHBA-së më 4 korrik.

Situata ka ndryshuar edhe tonin e presidentit amerikan, Donald Trump për vendosjen e maskave, ndaj te cileve me pare ishte “kategorik” dhe thoshte se nuk e shihte dot vetem me maske.

“Unë jam për vendosje të maskave. Mendoj se maskat janë të mira. Njerëzit mund të më shohin duke e vendosur atë” ka thënë përgjatë një intervsite për Fox Business, raporton BBC. 

Trump është kritikuar për rezistim të vendosjes së maskës, mirëpo me rritjen e numrit të rasteve të infektimit, ai ka thënë më 1 korrik, “nëse do të isha shumë afër njerëzve, do ta vendosja atë”, duke shtuar se me te do te dukej si Lone Ranger.trump1

Ky i fundit eshte një personazh filmi, shume i njohur ne SHBA, ish-rojtar nga Teksasi i maskuar, i cili luftoi në Perëndimin e vjetër Amerikan me mikun e tij Tonto, cilesuar si një ikonë e qëndrueshme e kulturës amerikane.

Trump gjithashtu pohoi se maskat e fytyrës nuk kanë nevojë të bëhen të detyrueshme për të frenuar përhapjen e Covid-19, pasi njerezit, sic theksoi ai levizin nje distanca te medha.

Me tej, Trump tha se infeksioni do të “zhdukej”, nderkohe qe SHBA kapi një rekord të ri prej 52 000 rastesh të të infektuarve në një ditë.

Çfarë ka thënë Trump më parë për maskat?
Kur Qendrat e SHBA për Kontrollin e Sëmundjeve (CDC) në prill filluan të rekomandojnë njerëzit të vendosin maska ose mbulesa në publik për të ndihmuar në ndalimin e përhapjes së virusit, Trump u tha gazetarëve se nuk do vendoste maske.

“Nuk mendoj se do ta vendos”, tha ai atëherë, duke shtuar se “Vendosja e një maskë për fytyrën ndërsa përshëndes presidentët, kryeministrat, diktatorët, mbretërit, mbretëreshat – thjesht nuk e shoh atë”.

Por Trump ka theksuar vazhdimisht se zgjedhja për të ndjekur udhëzimet zyrtare shëndetësore rreth maskave është një vendim personal. Muajin e kaluar, ai i tha Wall Street Journal se disa njerëz mbajnë vetëm maska si një deklaratë politike kundër tij.

Në maj, gjatë një vizite në një fabrikë në Michigan, ai u tha gazetarëve se hoqi një maskën e fytyrës para se të dilte para kamerave sepse “ai nuk dëshironte t’i jepte shtypit kënaqësinë ta shihte ashtu”.

Shtëpia e Bardhë ka mbrojtur zgjedhjen e presidentit duke thënë se të gjithë në kontakt me të janë testuar shpesh për koronavirus, dhe po kështu është edhe vetë Trump. Vajza e presidentit Ivanka Trump, është parë gjithashtu me një maskë në publik.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular