Teksa numri i të infektuarve me koronavirus përgjatë këtij muaji është shtuar, po ashtu është rritur dhe numri i shtrimeve pranë spitalit të Infektivit.
Gazetari Erjon Skëndaj raporton për ‘BalkanWeb’ se përgjatë 30 minutave të fundit në spitalin COVID janë paraqitur 4 pacientë për t’u shtruar.
Mësohet se këta persona janë nga rrethet dhe mbi 60 vjeç. Ndërkohë, një prej rasteve është në gjendje më të rënduar, mbi moshën 80 vjeç.