Kunati i Zhaneta Josifit ka folur për ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Tiranë.
Ai është shprehur për “ABC News” se kishte që nga muaji mars që nuk i shihte vajzat e së motrës.
“Kam që në mars që nuk i shihja vajzat, sidomos Anisën“, është shprehur ai.
Sipas tij nëna dhe vajza mund të jenë rekrutuar, ndërsa është shprehur se kanë mbetur të shokuar nga ngjarja.
“Kisha më shumë se 2 muaj që nuk i shihja fare Zhanetën dhe Blertën. I shkova në shtëpi kërkova Anisën dhe më thanë nuk e lemë të dali se nuk ka bërë ditët e zotit. Anisën kisha që në mars të 2019 që nuk e shikoja fare.
I kam folur dhe për punën e fesë, por me urrenin. Në fillim janë rekrutuar në Përmet pastaj librat i kanë marrë tek një qendër tek “Selvia”. Dy javë më parë shkova të takoja posaçërisht Anisën, por nuk më lejuan. Më ndaluan tek dera. Ato nuk ushqeheshin”, ka treguar ai. /abcnews.al