Në këtë fotografi shfaqet Zhaneta Josifi me dy vajzat e saj, të ndjerën Anisa dhe Blertën që ndodhet në gjendje të rëndë në spital.
Policia gjeti në apartamentin e tyre në Kombinat, vajzën Anisa të vdekur prej kohësh, të dekompozuar dhe të lyer me vaj e uthull nga nëna e saj dhe motra; gjeti trupin e mamasë, Zhanetës, të vdekur dhe Blertën thuajse në grahmat e fundit.
Të trija kishin kohë të paushqyera. Dyshimet janë të forta se ato ishin ndjekëse të një besimi fetar, pasi në apartamentin e tyre ishin gjetur material propagandistike fetare
Kryefamiljari kishte ndërruar jetë pesë vite më parë në Përmet dhe pas vdekjes së tij, nëna me vajzat qenë transferuar në Tiranë.