Shënohen 3 raste të reja me Covid-19 në qytetin e Përmetit

6
186

Shpërthejnë rastet me Covid-19 edhe në qytetin e Përmetit.

Përgjigjet e analizave të mbërritura në orët e para të mëngjesit të sotëm nga tamponët e marrë tek 13 persona të dyshuar, kanë rezultuar pozitivë për tre prej tyre.

Bëhet fjalë për një biznesmen Xh.K. i cili mesa duket është prekur ditët e fundit kur ka qenë në kryeqytet me kontaktet që ka pasur.

Veç këtij është prekur edhe një edukatore në kopshtin e Përmetit O.T.

Masat e ndërmarra kanë qenë drastike pasi i është vënë dryni kopshtit që dje kur dyshohej për prekje me Covid-19 të një mësueseje.

Ndërsa rasti i tretë i përket një gruaje nga fshati Kosinë i Përmetit me iniciale E.F.

Të tre të prekurit me coronavirus janë izoluar në ambientet e banesave të tyre ndërkohë që përgjigja pozitive të të tre të prekurve me Covid-19, ka vënë në lëvizje Policinë e Përmetit dhe NJVKSH për të gjurmuar kontaktet e të tre të prekurve.

Me numrin e sotëm Përmeti shkon në katër të infektuar me Covid-19 pas rastit të parë të shfaqur 2 javë më parë ku një muzikant u identifikua si rasti i parë me Covid-19, nga ky edukatorja e ka marrë virusin në Himarë pasi ishte në plazh.

6 KOMENTET

  1. … [Trackback]

    […] Here you can find 47300 more Information on that Topic: startnews.news/2020/07/03/shenohen-3-raste-te-reja-me-covid-19-ne-qytetin-e-permetit/ […]

  2. … [Trackback]

    […] Find More on that Topic: startnews.news/2020/07/03/shenohen-3-raste-te-reja-me-covid-19-ne-qytetin-e-permetit/ […]

Comments are closed.