Një tjetër deputete e opozitës parlamentare shprehet pro marrëveshjes së arritur në Këshillin Politik për Kodin Zgjedhor duke deklaruar dhe votën e saj.
Suzana Topi deputete e ardhur nga listat e LSI shkruan se parlamenti e ka shumicën e nevojshme për të votuar një orë e më parë dakordësine e 5 qershorit dhe për t’i qëndruar korrekt konsensusit, duke mos ndërmarrë asnjë ndryshim të njëanshëm që cenon konsensusin e arritur mes forcave politike.
POSTIMI I PLOTË
Konfirmoj votën pro për këtë dakordësi, pa asnjë ndryshim tjetër.
Tashmë parlamenti e ka shumicën e nevojshme për të votuar një orë e më parë dakordësine e 5 qershorit dhe për t’i qëndruar korrekt konsensusit, duke mos ndërmarrë asnjë ndryshim të njëanshëm që cenon konsensusin e arritur mes forcave politike.
Shqipëria e ka vendin vetëm në Europën e Bashkuar.
Qëndrimi dhe vota ime është dhe do të mbetet në funksion të integrimit sa më të shpejtë me Europë.
Kësaj i shërben dhe votimi i kodit zgjedhor, pa asnjë ndryshim tjetër të njëanshëm.
Ky është plotësimi i një nga 15 kushtet për hapjen e negociatave.
Ftoj mazhorancën që t’i qëndrojë zotimit dhe të sjelle në kuvend kodin zgjedhor sa më parë për t’u votuar!!
![Suzana Topi](https://www.balkanweb.com/wp-content/uploads/2020/07/Suzana-Topi.png)