Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit ka bërë parashikimin e motit për 24 orët e ardhshme.
Më poshtë keni parashikimin e motit për ditën e premte.
Temperaturat
Të premten temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 19 / 33°C
në vendet e ulëta: 18 / 35°C
në vendet malore: 13 / 29°C
Reshjet
Të premten nuk priten reshje.
Era
Të premten era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.
Zjarret në pyje
Të premten pritet rrezik ‘i moderuar’ pothuajse në të gjitha qarqet e vendit dhe rrezik ‘i ulët’ në qarkun Korçë (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).
Në disa qarqe pritet rrezik ‘i lartë’ vetëm në zona të lokalizuara, konkretisht: qarku Shkodër (Jugperëndim), qarku Lezhë (Perëndim), qarku Durrës (Veri – Jug), qarku Tiranë (Jugperëndim).
Rreziku pritet të jetë më i lartë gjatë ditës së shtunë.