Sot moti do të mbetet me kthjellime dhe kalime të pakta vranësirash në zonat malore në mesditë.
Era do të jetë me drejtim Juglindje (SE) me shpejtësi maksimale deri në 8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,3-1,0 metër në det të hapur.
Temperaturat do të jenë me rritje.
Temperaturat min dhe max:
Zonat malore 15/31°C
Zonat e ulëta 17/35°C
Zonat bregdetare 20/33°C
E premte dt 10 korrik 2020
Kosova për ditën e premte dt 10 korrik 2020 moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare. Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 13°C në mëngjes, ndërsa mesdita deri në 30°C gradë Celcius.
Te shtunën, dt 11 korrik 2020, moti do të vijojë me diell dhe kalime të pakta vranësirash në zonat malore në mesditë ku në Alpe do të ketë rreshje shiu të izoluara.
Era do të jetë me drejtim Veriperëndim (NW) me shpejtësi maksimale deri në 8m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,3-1,0 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.
Temperaturat min dhe max:
Zonat malore 17/33°C
Zonat e ulëta 18/36°C
Zonat bregdetare 22/34°C
RTSH/ Meteorologe: Rezarta Xhakollari