BallinaAktualitetTjetër rekord infektimesh/OBSH: Ja sa persona janë prekur nga COVID-19 në 24...

Tjetër rekord infektimesh/OBSH: Ja sa persona janë prekur nga COVID-19 në 24 orë në botë

spot_img

Organizata Botërore e Shëndetësisë raporton një rritje rekord të rasteve me koronavirus në 24 orët e fundit në nivel global.

Në 24 orët e fundit janë shënuar 228,102 persona të infektuar me COVID-19 duke mundur dhe rekordin e 4 korrikut, ku ishin 212.326 persona.
Ndërsa mesatarja e të vdekurve nga koronaviruri në botë është rreth 5 mijë persona në ditë.

Kujtojmë që deri tani numri i të infektuar me virusin e tmerrshëm është 12,342,043 nga të cilët kanë ndërruar jetë 556,863 persona. Numrin më të madh të të infektuarve me COVID-19 e mban SHBA me 3,156,234 të infektuar dhe 133,677 të vdekur.

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, ka paralajmëruar sot se pandemia e koronavirusit është akoma duke u përhapur me shpejtësi, kurse shumica e vendeve nuk kanë arritur ta vënë situatën nën kontroll.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular