BallinaKryesorePublikohet tjetër përgjim i Zoran Zaevit, ja çfarë thotë për Ali Ahmetin...

Publikohet tjetër përgjim i Zoran Zaevit, ja çfarë thotë për Ali Ahmetin dhe rastin që po hetohej

spot_img
spot_img

Një tjetër përgjim i ashtuquajtur ‘’bombë’’ është publikuar nga mediat në Maqedoninë e Veriut vetëm pak ditë para zgjedhjeve, pikërisht për ish= kryeministrin Zoran Zaev.

Rasti në fjalë ka të bëjë për ligjin e ri për Prokurorinë që hyri në fuqi vetëm 11 ditë më parë dhe interesi i Zaev që të sigurohej shumica në Kuvend dhe për disa çështje të cilat ishin nën hetim e sipër.

Sipas Zaevit, në përgjimin që është publikuar me Ligjin e Ri binin disa çështje, përfshirë edhe rasti  i Ali Ahmetit i cili ishte i dyshuar për ‘’Regjistrimin’’. Sipas Zaevit me këtë zgjidhej dhe çështja e BDI dhe çëshjet mbylleshin me vetë ligjin.

“Talir 2 po bie, bie edhe “Poshtenska Banka ” po bien një sërë rastesh, bie edhe rasti i Ali Ahmetit dhe pothuajse i gjithë rreziku është ky. Kjo është e rëndësishme edhe për BDI-në dhe është një nga zgjidhjet që i kemi. Mbyllen me vetë ligjin. Gjithçka që është pas datës 30, mbeten të gjalla 18 lëndët”, tha Zoran Zaev, kryetar i LSDM-së.’’- tha Zaev.

Por LSDM ka reaguar menjëherë duke konfirmuar se Zaev  luftoi për shumicën në Kuvend që ky ligj të kalohej.

“LSDM dhe kryetari i saj Zoran Zaev vazhdimisht kanë luftuar për sigurimin e shumicës së dy të tretave në Kuvend, me çka sot lëndët e PSP-së vazhdojnë, edhe pse ajo Prokurori nuk ekziston më”, thonë nga LSDM.

”Regjistrimi” ishte dosja që po hetohej nga Prokuroria Speciale ku të dyshuar ishin Ali Ahmeti dhe Nikolla Gruevski të cilit dyshohet se ne 2011 kishin rënë dakord për të shtyrë zbatimin e  regjistrimit duke shkaktuar një dëm prej 75 milionë denarësh.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular