Një pushuese është gjetur e vdekur në dhomën e saj të hotelit në Sarandë nga vajza e saj. Gruaja me iniciale L.P ishte 69 vjeçe dhe nuk dihen arsyet e humbjes së jetës.
Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes bashkë me ambulancën, që ishte thirrur nga vajza e së ndjerës.
Policia ka nisur hetimet për të zbuluar nëse shkaqet e vdekjes janë natyrale.