Një person është gjendur i dekompozuar këtë mbrëmje brenda banesës së tij.
Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Beratit. Nga burime në terren mësohet se bëhet fjalë për një 75 vjeçar që jetonte prej vitesh i vetëm në ish-konviktin e Shkollës Industriale.
Autoritetet vendore janë vënë në lëvizje pas denoncimit të banorëve të cilët kanë ndjerë erën e rëndë.
Në vendngjarje ndërkohë ndodhen forca të policisë dhe të zjarrfikëses ku po bëhet nxjerrja e trupit nga banesa.