BallinaKryesoreParanoja amerikane që po terrorizon Ramën

Paranoja amerikane që po terrorizon Ramën

spot_img

Nga Red Varaku

Të gjithë ne jemi dëshmitarë që pas ofensivës gjashtë mujore të Opozitës dhe përpjekjes për destabilizim të Ramës në 30 qershor, është faktori ndërkombëtar që ka marrë përsipër largimin e Ramës nga pushteti.

Si pasojë, prej qershorit ai ka ardhur duke shtuar presionin mbi Ramën, kulmi i të cilit u arrit me bllokimin e integrimit dhe 15 kushtet.

Për shkak të këtij presioni Rama u detyrua të jepte dakortësinë për reformën zgjedhore këtë Janar.Kjo në thelb do të thoshte që ai kishte rënë dakort për të dorëzuar pushtetin.

Sepse, në terma politikë dihet që një kryeministër kur pranon një reformë zgjedhore, në fakt ka pranuar të largohet me procedurë.

Deri këtu besoj gjithçka është e qartë. Reforma u dakortësua dhe u vulos në ambasadën amerikane, me bekimin e Sekretarit Amerikan të Shtetit.

Përshëndetja që Sekretari Amerikan i Shtetit i bëri arritjes së kësaj dakortësie na habiti jo pak, sepse rrallë ndodh që një dakortësi për një kod zgjedhor në një vend periferik të botës, të përshëndetet nga numri dy i SHBA-ve.

Por zhvillimet e këtyre ditëve po na qartësojnë arsyen e vërtetë të përfshirjes së Mike Pompeos në këtë histori. Përfshirja e tij do të thotë që është e sigurtë që për këdo që e shkel atë pasojat do të jenë fatale.

Në fakt, gjithçka po shkonte sipas planit deri në momentin e publikimit të akuzave nga Prokurori Amerikan i Gjykatës Speciale Jack Smith kundër Hashim Thaçit. Akt që çoi edhe në dështimin e takimit të Washington-it.

Pikërisht në këtë moment fillon edhe ndryshimi i qëndrimit të Ramës në lidhje me largimin e tij. Ai tërhiqet menjëherë nga dorëzimi i pushtetit me procedurë.

Duke qenë se edhe ai është qartazi një nga të akuzuarit si argat i Moskës dhe si arkitekt i trafikut të territoreve të Kosovës, ai e ka të qartë se rrezikon arrestimin.

Frika dhe paranoja se edhe ai mund të përfundojë si Thaçi pas largimit nga pushteti, e detyroi të shkelte dakortësinë dhe refuzonte skenarin e rrotacionit të pushtetit me zgjedhje të lira.

Fillimisht, për ndryshimet kushtetuese që pabesisht po tenton të realizojë, u fsheh pas një tufe renegatësh në parlament.

Por, pas deklarimit të disa deputetëve të “opozitës parlamentare”, se ata do ta votonin reformën, maskat ranë dhe të gjithë panë se kush qëndronte në të vërtetë pas kërkesës për ndalimin e koalicioneve.

Pra, nuk ka asnjë dyshim që vendimi i Ramës për të bllokuar e rrotacionin duke ndryshuar Kushtetutën, erdhi menjëherë pas dështimit të takimit në Washington dhe dërgimit të Thaçit para drejtësisë.

Nëpërmjet këtij vendimi, ai në fakt po u thotë ndërkombëtarëve, por kryesisht atyre që hynë garant për këtë dakortësi, ambasadores amerikane Yuri Kim dhe Sekretarit Amerikan të Shtetit Mike Pompeo, që nuk do të ketë rrotacion dhe se ka vendosur të qëndrojë në pushtet me dhunë.

Duke ditur që ky vendim mund ta hedhë në erë Shqipërinë, ai në të vërtetë po kërcënon me destabilitet, pavarësisht investimit të Perëndimit për një rrotacion të qetë të pushtetit.

Nuk është habi që destabiliteti i rajonit të jetë edhe një mjet presioni për të shpëtuar Thaçin nga akuzat me të cilat ai do të përballet nesër. Sepse, rënia e akuzave për Thaçin është një garanci edhe për të nesër.

Shiko ku e ka degraduar ky njeri rolin e kryeministrit shqiptar, rolin e një kryeministri të një vendi të NATO-s.

As Ramiz Alija nuk ishte aq i çmendur sa të shkonte deri në pikën që të kërcënonte Perëndimin me destabilitet, sepse kush e bën këtë e ka të qartë që fundin e tij.

Vetëm se problemi është se Rama ngjan më shumë i kërcënuar se sa kërcënues. E gjithë retorika e tij i ngjan atyre kriminelëve të rrethuar, që pabesisht kanë marrë peng dikë dhe kërcënojnë se do ta eliminojnë nëse nuk i garantohet liria.

Ai deklaron se askush nuk mund ta ndalë dot në realizimin e çmendurisë që ka nisur, por në fakt po lutet që dikush ta ndalë, sepse e di mirë se me kë është ngatërruar.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular