Pas shirave që kanë përmbytur qytetin e Pogradecit, ish deputeti i PD-së Klevis Balliu, akuzon si përgjegjës pushtetin qëndror dhe atë lokal.
Në postimin e tij në Facebook, Balliu thekson se prej 8 vitesh Pogradeci është lënë në harresë, e janë pikërisht vjedhjet e pushtetit të Rilindjes që shkatërrojnë qytete dhe vjedhin qytetarët.
Postimi i plotë:
POGRADECI PËRMBYTET PËR SHKAK TË VJEDHJEVE TË RAMËS
Kjo është qeveri e makthit, e vjedhjes dhe e bandave. Asnjë masë nuk merret nga pushteti lokal dhe ai qëndror për qytetet dhe qytetarët.
Qyteti i Pogradecit përmbytet në verë ndërsa pushteti lokal dhe ai qëndror nuk ekziston.
Prej 8 vitesh Pogradeci është lënë në harresë, e janë pikërisht vjedhjet e pushtetit të Rilindjes që shkatërrojnë qytete dhe vjedhin qytetarët.
Të bashkohemi së bashku për të shpëtuar këtë qytet të bekuar nga i mallkuari Edvin Rama.