Ndërsa numri i infektimeve të reja me koronavirus në botë ka arritur në 13 milionë, duke përfshirë më shumë se 570 mijë vdekje, Shtetet e Bashkuara thonë se presin që nga fundi i verës të fillojnë prodhimin e dozave të vaksinave të mundshme.
Sipas kanalit amerikan të lajmeve financiare CNBC, një zyrtar i lartë i administratës Trump u tha gazetarëve se prodhimi është në proces, edhe pse ata nuk janë të sigurt se cila lloj vaksine do të funksionojë.
Njoftimi vjen edhe pse gjithnjë e më shumë qeveri po imponojnë udhëzime për karantinën dhe distancimin social për të frenuar sëmundjen.
Zyrtari citohet të thotë se ata janë duke blerë pajisje, po sigurojnë objektet e prodhimit dhe materialet e papërpunuara që nevojiten për vaksinën.
Televizioni CNBC thotë se dy kompani të përfshira në zhvillimin e një vaksine të re të mundshme, Moderna dhe Johnson & Johnson, pritet që nga fundi i këtij muaji të fillojnë provat e avancuara në njerëz./ VOA