Janë zbardhur detaje të reja nga ngjarja e rëndë e ndodhur këtë mesditë në Shkodër, ku mbeti i plagosur Drejtori i Ujësjellësit dhe djali i tij.
Sipas të dhënave më të fundit i mbetur i plagosur në këtë ngjarje është Mark Molla me detyrë drejtor i Ujësjellësit në Shkodër dhe djali i tij Kristian Molla.
Autori i ngjarjes është shtetasi Mëhill Pëllumbaj.
Po sipas burimeve mediatike, motiv i sherrit ka qenë një parking, por pa specifikuar se çfarë ka ndodhur realisht.
Policia bën të ditur se, në momentin e kapjes shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan edhe armën me të cilën ka kryer plagosjen e dyfishtë.
Burime për Syri Tv, bëjnë me dije se Mark Molla ka marrë një plumb në dorë, gjithashtu një plumb ka marrë edhe i biri dhe ndodhen në spitalin rajonal të Shkodrës jashtë rrezikut për jetën.