Qeveria ka nxjerrë sot aktin Normativ që e bën mbajtjen e maskës të detyrueshme në ambientet e mbyllura dhe është sanksionuar gjobë 20 mijë lekë të vjetra për shkelësit.
Lidhur me këtë vendim ka reaguar ish-deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, i cili përmes një postimi në facebook thotë se akti normativ për maskat është marrë me dy muaj vonesë. Por pavarësisht këtij fakti, Shehu ka dhënë tre arsye pse ky vendim i është servirur me ‘hile’ qytetarëve.
Së pari Shehu thotë se sigurimi i maskave të përshtatshme është detyrë e shtetit si kudo në Europë, së dyti maskat duhet te perdoren detyrimisht edhe ne ambjente te hapura me koncentrime te popullesise ose kur distanca midis individeve eshte nen 2 m dhe së treti nuk percakton tipin e maskave qe duhen perdorur, por cdo gje lihet evazive e konfuzive mbas termit “jo medikale”.
Sipas ish-deputetit të PD-së, përmes këtij vendimi qeveria synon penalizmin e qytetareve me gjobe te rende kur nuk kane maskat, por nga ana tjetër ngre pyetjen “ku do t’i gjejne ato qytetarët dhe me cfare mjete finaciare do t’i sigurojne?”
Reagimi i plotë:
Akti Normativ i Qeverise per maskat, u “mbars me vonese mali e polli nje mi”!!
Me vonese mbi dy mujore Qeveria nxjerr aktin normativ per vendosjen e maskave.
Shprehja “Me mire vone se kurre” ketu eshte jashte kontekstit se pasojat e vonesave jane katastrofale.
Dikush duhet te pergjigjet per kete e pasojat e saj!
Ne e kemi dhene alarmin e kerkuar kete, shume kohe me pare.
Por dhe tashti Vendimi eshte nje “hile” meskine per te hedhur cdo gje mbi qytetaret.
Sepse sigurimi i maskave te pershtateshme eshte detyre e shtetit si kudo ne Europe, qe duhet te shperndaje nga nje cope ne dite gratis per qytetaret ose me cmim te kontrolluar per te tjeret (ne Itali 0,5 E per ato kirurgjikalet).
Se dyti ky vendim eshte i manget ne shume pika, psh maskat duhet te perdoren detyrimisht edhe ne ambjente te hapura me koncentrime te popullesise ose kur distanca midis individeve eshte nen 2 m.
Se treti nuk percakton tipin e maskave qe duhen perdorur, por cdo gje lihet evazive e konfuzive mbas termit “jo medikale”, etj
Pra me kete Akt gjysmak qe del mbas nje “gjumi” te gjate qeverises e shkaterrues per njerrezit, ndersa shteti nuk merr persiper asnje detyrim, ka vetem dicka te qarte, penalizimi i qytetareve me gjobe te rende kur nuk kane maskat… por ku do t’i gjejne ato dhe me cfare mjete finaciare do t’i sigurojne….?