Edi Paloka nxjerr videon, Myslym Murrizi e pranon hapur qe kerkesa per heqjen e koalicioneve ishte e Edi Rames.
Nenkryetari i PD Edi Paloka ka postuar ne FB nje video, ku gjate nje debati me gazetare, Myslym Murrizi thote qarte se ka qene Edi Rama ai qe ka kerkuar te mos kete koalicione parazgjedhore. Gjate debatit ne emision, Murrizi pranon gjithashtu se kjo u be ne kembim te ofertes se tij per listat e hapura. Deklarata e deputetit Murrizi hedh poshte alibine e Edi Rames se koalicionet nuk ishin kerkese e tij, por e disa deputeteve ne parlament.
Myslim Murrizi në emisionin “Repolitix”
Myslim Murrizi: S’është kërkesë e imja heqja e koalicioneve.
Gazetari: Ka qenë kërkesë e Partisë Socialiste.
Myslim Murrizi: Unë kam qenë, personalisht kundër tyre. Kundër tyre!
Gazetari: Tani pyetjen ta bëjmë, ta kuptojmë. Kryeministri Rama ka dalë në parlament ka thënë: Ne jemi parti e madhe, kemi interesat tona. Tani, kur ai ka ardhur me ju të negociojë, ju ka kërkuar këtë pikë apo jo?
Myslim Murrizi: Patjetër! S’është kërkesë e imja po të them.
Gazetari: Domethënë e ke mbështetur pra?
Myslim Murrizi: Jo more, e kam çuar për të marrë.
Gazetari: Ky ishte një koncesion që do të votojnë këtë, të marrin listat e hapura.
Myslim Murrizi: Po në rregull. Shumë e qartë!
Gazetari: Rama mori heqjen e koalicioneve, këta nuk marrin asnjë gjë. Kaq e thjeshtë është!
Myslim Murrizi: Po jo mo e pranoj, se s’ka qenë kërkesë e imja!