BallinaAktualitetShifrat në Maqedoni mbeten të larta, viktimat dhe raste të reja me...

Shifrat në Maqedoni mbeten të larta, viktimat dhe raste të reja me COVID-19 në 24 orë, shërohen 97 pacientë

spot_img
spot_img

Shifrat e COVID-19 mbeten të larta në Maqedoninë e veriut. Gjatë 24 orëve të fundit, nga 1382 teste të realizuara, 198 kanë rezultuar pozitiv me Covid-19. Sipas qyteteve në Shkup janë regjistruar 83 raste, Kumanovë-12, Dibër-1, Shtip-21, Prilep-2, Tetovë-9, Strugë-3, Veles-2, Manastir-11, Ohër-3, Gostivar-10, Radovish-7, Koçani- 1, Probishtip-2, Demir Hisar-3, Shën Nikollë-27, Kërçovë -1.

Fatkeqësisht gjatë 24 orëve të fundit katër pacientë kanë humbur betejën me Covid-19. Dy viktima janë nga Prilepi, një nga Shkupi dhe një nga Tetova. Viktimat janë të moshës 49, 61, 70 dhe 72 vjeçe.

Instituti i Shëndetit Publik brenda 24 orëve të fundit ka regjistruar 97 pacientë të shëruar. 71 të shëruar janë nga Shkupi, 7 nga Shtipi, 12 nga Tetova, Veles-1, Manastir-1, Kocani -1, Probistip-1, Kërçovë-1, Resen-2.

Sipas statistikave të fundit nga fillimi i pandemisë janë diagnostifikuar 8530 persona me koronavirus, prej të cilëve 4565 janë shëruar, kurse fatkeqësisht betejën me koronavirusin e ri e kanë humbur 393 pacientë. Për momentin në Maqedoninë e Veriut ka 3572 raste aktive me Covid-19.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular