BallinaBota1 milion njerëz në Itali janë zhytur në varfëri, por si u...

1 milion njerëz në Itali janë zhytur në varfëri, por si u pasurua mafia gjatë pandemisë së Covid 19?

spot_img
spot_img

Lobi kombëtar i biznesit italian, Confcommercio, së fundi vlerësoi se 60 për qind e restoranteve dhe bizneseve të ngjashme në vend kishin probleme të mbijetesës, dhe 30 për qind kishin kosto shtesë për të filluar shërbimin ndaj klientëve, pas masave të izolimit të vendosura për të frenuar pandeminë COVID-19.

Dhjetë për qind e pronarëve të bizneseve deklaruan se kanë problem me huate. Ata u ankuan edhe për kriminelët të cilët po përpiqeshin të përvetësonin biznesin e tyre.

Një milion njerëz në Itali janë zhytur në varfëri që nga shpërthimi i pandemisë, ndërsa tetë milionë të tjerë janë përkohësisht të papunë. Mafia e shfrytëzoi këtë si një mundësi për të ofruar “ndihmë” për personat në nevojë që nuk mund të merrnin mbështetjen e shtetit.

Pastrim parash
Sipas disa vlerësimeve, vetëm nga kontrabanda e drogës, grupet mafioze italiane fitojnë më shumë se 30 miliardë euro çdo vit. Prandaj, mafia mundohet të gjejë kanale financiare për të fshehur paratë e saj, dhe mënyra më e lehtë është përmes bizneseve. Këto grupe u japin hua atyre që kanë probleme financiare. Këto kredi të paautorizuara jepen edhe në rastet kur e dinë se ato nuk mund t’u kthehen.

“Kur paratë nuk mund të kthehen, Camorra merr përsipër menaxhimin e biznesit. Që nga ai moment, Camorra do të përdorë kompaninë si një kanal për të pastruar paratë e saj të paligjshme”, tha inspektori i Napolit, Alfredo Fabbrocini për Euronews.

Për shembull, policia në Romë tha se ka shpërbërë një rrjet të fajdexhinjëve të cilët po u vendosnin haraç tregtarëve. Policia arrestoi 20 personat e dyshuar si pjesë e mafias dhe pjesëmarrësit nga klani Casamonica. Paratë dhe pasuritë e paluajtshme të konfiskuara kapnin vlerën e 20 milionë euro”, raportoi Associated Press (AP).

Bazuar në bisedat e përgjuara, policia tha se klani Casamonica synonte të parandalonte dy grupe mafioze nga jugu – Camorra nga Napoli dhe Ndrangheta të Kalabrisë – të marrin nën kontroll aktivitetet e zhvatjes dhe të tjera të paligjshme, të cilat janë përhapur në të gjithë Romën.

Tash e disa vite hetuesit e policisë kanë njoftuar se si Camorra, ashtu dhe Ndrangheta, kanë përvetësuar bizneset e dështuara në Romë, përfshirë restorantet, hotelet, kafenetë dhe bizneset e shitjeve të makinave, si një mënyrë për të pastruar paratë e fituara nga tregtia e kokainës dhe të ardhurat e tjera.

Se për çfarë situate bëhet fjalë, tregon edhe deklarimi i kardinalit të Napolit, Crencenzio Sepe, i cili gjatë një meshe e quajti grupin mafioz të Camorras si “një tjetër epidemi e mundshme”.

“Kemi edhe nga ata që fitojnë para të majme gjatë epidemisë. Le të lëvizim, le të ndërhyjmë menjëherë, sepse nëntoka është më e shpejtë se burokracia jonë. Camorra nuk pret. Na takon neve që të heqim qafe të gjitha organizatat kriminale. Ne duhet të fitojmë dhe të vërtetojmë të drejtën tonë për të shpresuar”, tha kardinal Sepe, sipas Agjencisë Katolike të Lajmeve.

Sergio Nazzaro, gazetar, shkrimtar dhe këshilltar në Komisionin parlamentar për luftën kundër mafisë në Itali, si dhe një zëdhënës i përkohshëm i zëvëndësministrit të Shëndetësisë të Italisë gjatë krizës së COVID-19, thotë se mafia me kënaqësi investon në kompani të dështuara.

“Ata kanë aq shumë para ‘të ndyra’ sa nuk u intereson nëse humbasin një pjesë, vetëm të mund të ‘shpërlajnë’ pjesën tjetër. Tani, kur mijëra kompani po kalojnë një krizë dhe po kërkojnë një blerës, gjendja do të bëhet edhe më e keqe “, tha Nazzaro gjatë një tryeze të rrumbullakët, ku morën pjesë shefat e policisë dhe anëtarët e komisionit, raportoi OCCRP (Projekti për Raportimin e Krimit të Organizuar dhe Korrupcionit).

Nazzaro theksoi se njerëzit që janë pa punë nuk brengosen për mafinë, korrupsionin apo ndonjë gjë tjetër, pasi nga shteti dëgjojnë vetëm fjalë, ndërsa te mafia shohin paratë.

Prokurori i shtetit për luftën kundër mafias, Federico Cafiero De Raho, tha se varfëria është zona e parë e ndërhyrjes nga grupe të ndryshme mafioze italiane, si për rekrutim ashtu edhe për të fituar fuqi sociale.

Përfshirja në sistemin shëndetësor
Më parë, gazeta Financial Times publikoi një hulumtim në lidhje me investitorët ndërkombëtarë që blinin letrat me vlerë nga të ardhurat kriminale të mafias më të fuqishme të Italisë, Ndrangheta.

Gazeta ka shkruar se këto letra me vlerë të cilat pjesërisht kanë buruar nga aktivitetet e paligjshme të bandave kriminale, pastaj u janë shitur investitorëve të ligjshëm, siç janë bankat, fondet e pensioneve e të tjera.

Mashtrimi këtu qëndronte në kombinimin e këtyre pasurive me të tjerët, përfshirë faturat e papaguara autoriteteve shëndetësore publike italiane në atë që Financial Times e quan një “instrument ekzotik të borxhit”.

“Në një rast, obligacionet – prapa të cilave janë pjesërisht kompanitë akuzuara për bashkëpunim me grupin mafioz Ndrangheta – u blenë nga një prej bankave më të mëdha private të Evropës, Banca Generali, në një transaksion për të cilin shërbime këshilluese kishte ofruar grupi EY. Rreth një miliard euro nga ato bono private u shitën investitorëve ndërkombëtarë midis 2015 dhe 2019, sipas pjesëmarrësve të tregut. Disa nga obligacionet ishin të lidhura me asete që u zbuluan më vonë se ishin krijuar nga Ndrangheta”, raportoi The Financial Times.

Ndrangheta aktualisht është grupi më i organizuar kriminal në Itali; kontrollon pjesën më të madhe të importeve të kokainës në Evropë, si dhe kontrabandën e armëve, zhvatjet dhe pastrimin e parave. Edhe qindra klane autonome të mafias janë shndërruar në një nga bizneset më të suksesshme të Italisë, dhe disa studime vlerësojnë se qarkullimi vjetor i tyre i kombinuar është deri në 44 miliardë euro.

Agjencitë për zbatimin e ligjit besojnë se ato kanë një qarkullim më të lartë se të gjitha kartelet e drogës meksikane të kombinuara.

Se në çfarë mënyre Ndrangheta është bërë një nga ndërmarrjet më të suksesshme kriminale në botë, mund të dihet vetëm duke kuptuar se sa e shpejtë dhe ndërmarrëse është struktura e saj organizative, bazuar në lidhjet e gjakut.

Kalabria është një nga rajonet më të varfra italiane në të cilën rreth 20 për qind e dy milionë banorëve janë të papunë.

Për dekada të tëra, askush nuk i kushtoi vëmendje këtij grupi, i cili përfitoi mundësinë në mesin e viteve 1990 kur grupi mafioz sicilian Cosa Nostra u shpërbë. Për dallim nga Cosa Nostra ose Camorra,Ndrangheta nuk ka një strukturë të qëndrueshme, të centralizuar organizative.

Grupi përbëhet nga qindra klane, secila prej të cilave kontrollon një territor të caktuar, ndërsa pjesëtarët e tyre kanë lidhje gjaku, gjë që i bën ata rezistentë ndaj infiltrimit.

“Brezat e rinj, me të cilët jam rritur, kanë një diplomë nga Shkolla e Ekonomisë në Londër apo edhe nga Harvardi. Disa janë magjistër. Ata jetojnë jashtë Kalabrisë dhe janë sipërmarrës me reputacion të cilët nuk janë të përfshirë direkt në aktivitete të paligjshme të nivelit të rrugës”, tha për The Irish Times, Anna Sergi, një kriminologe në Universitetin e Essex e cila ka lindur në Kalabri./rel

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular