Një aksion policor me urdhër të SPAK po zhvillohet në këto moment në zyrat e Sigurimeve Shoqërore në Tiranë.
Në këtë aksion, antikrimi ekonomik ka shoqëruar në Policinë e Tiranës disa punonjës të sigurimeve shoqërore.
Këta të fundit dyshohet se lëshonin në mënyrë abuzive libreza shëndetësore me qëllim punësimin.
Operacioni është duke vijuar ende dhe priten informacione më të detajuara në vijim.