BallinaAktualitetCOVID-19, tre rastet pozitive në Sarandë, anëtarë të një familje, në Korçë...

COVID-19, tre rastet pozitive në Sarandë, anëtarë të një familje, në Korçë dy të moshuar

spot_img
spot_img

Tre rastet e konfirmuara pozitiv me koronavirus në Sarandë janë anëtarë të një familjeje. Lajmi është konfirmuar për ‘BalkanWeb’ nga gazetarja Shpresa Dine. Mësohet se familja, me origjinë nga Laçi, tashmë është izoluar në banesën e saj dhe ndodhen në gjendje të stabilizuar. Aktualisht ISHP e Sarandës ka nisur hetimin epidemiologjik për të identifikuar kontaktet.

Ndërkohë, 2 rastet pozitive në Korçë janë kontakte të rasteve të shfaqura më herët. Të dy janë të moshuar dhe po trajtohen në kushte shtëpie.

Rasti në Pogradec pohon gazetarja Lorena Kodra është gjithashtu kontakt i rasteve të mëparshme. Mësohet se personi i infektuar është rreth 40 vjeç dhe paraqet gjendje të stabilizuar shëndetësore.

Kujtojmë se sot 99 persona janë identifikuar pozitiv me koronavirus.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular