Zoti Gani Halilaj nga Prishtina ka humbur nënën e tij mëngjesin e sotëm, pas nj lufte em COVID-19, siç ai vetë ka njoftuar në Fb. Kësaj dhimbjeje të tij, i është shtuar fakti që në varrimin e nënës, në dhënien e lamtumirës së fundit të njeriut më të dashur, nuk do të jenë të gjtihë ata që ajo ka pritur, njohur, përcjellë tërë jetën e saj.
Megjithatë, z.Halilaj, e ka lënë menjanë këtë dhimbje, tradita e zakone dhe duke u kujdesur për mirëqnien dhe shëndetin e njrëzve që do të vinin për ta respektuar, i ka drejtuar mesa të tjerave një lutje me shumë qytetari:
Te nderuar miq, shok, farefis! Ju njoftoj se para 40 minutave, pra në ora 4:35 min iku në amëshim nëna jonë, pas një luftë me COVID-19. Zoti e pastë shpërbly me Xhenet, nanën tonë. Amin!
I pranoj të gjitha ngushëllimet tuaja përmes SMS, Facebook-ut dhe nuk keni obligim për shkak të situatës, të jeni fizikisht as në varrim e as në ngushëllime sipas traditës që i kemi! Me respekt për të gjithë juve, familja Halilaj” përfundon ai.