BallinaAktualitetIdeja gjeniale e një shqiptari në New York

Ideja gjeniale e një shqiptari në New York

spot_img
spot_img

Nga Ruben Avxhiu

Revista Forbes i ka kushtuar një shkrim shqiptaro-amerikanit Premtim Gjonbalic dhe firmës së tij Butler Hospitality që shërben si “kuzhinë fantazëm” e disa prej hoteleve më të famshëm në New York e përtej

Premtimi ishte vetëm 23-vjeçar kur si menaxhues i një restoranti i kishte shkuar mendja për një zgjidhje të një problemi që prej dekadash tmerronte industrinë e mikpritjes njujorkeze e mbase edhe atë botërore.

Është sa e thjeshtë aq edhe e pabesueshme që nuk e ka menduar e realizuar dikush më parë si çdo ide tjetër gjeniale.

Që një hotel të ketë një numër të repektueshëm yjesh, ai duhet të ofrojë edhe shërbim ushqimi në dhomë. Kjo ka qenë një traditë e vjetër e hoteleve, po që dalëngadalë ka humbur frekuencën e dikurshme. Njerëzit gjithnjë e më shumë filluan të preferojnë restorantet sesa të ngrënën në dhomën luksoze. Hotelet e vogla e të parëndësishme hoqën dorë, por ato me emër nuk mundeshin. Oferta e ushqimit mbetej në letër, ndonëse shpesh shkonte dëm duke sjellë humbje të mëdha financiare.

Kostoja e punës, mbajtja e një kuzhienieri të talentuar, plus ingredientët e gatimit e gërshetuar me pasigurinë e kërkesës për shërbim në dhomë, krijuan një vrimë të madhe financiare edhe për hotelet më të fuqishme.

“Imagjinoni një hotel me 150 dhoma, me staf të plotë, shtatë ditë në javë, tre turne në ditë, që shet një produkt që mund të kalbet e skadojë shumë shpejt”, shpjegon për revistën Forbes Premtim Gjonbalici, duke e përshkruar situatën si një monstër që hotelet vetë e kishin krijuar e nuk shpëtonin dot prej saj. Nëse e heq kuzhinën, nuk mund të shesësh dot rezervime masive për grupe korporatash se duhet përfshirë në biletë mëngjezi falas. Nga ana tjetër, nëse ke kuzhinë të përhershme humbja është e garantuar.

Kështu që në vitin 2015, Premtimi krijoi firmën Butler Hospitality, një platformë që ofronte në bazë kërkese shërbim dhome dhe oferta të ndryshme duke vepruar praktikisht si një “kuzhinë fantazëm” për hotelet në New York. Hotelet nuk kishin nevojë të shpenzonim para për të mbajtur në punë kuzhinat e tyre që nuk dihej se kur do të përdoreshin, ndërkohë që për Butler Hospitality, nëse nuk kishte kërkesë për ushqim dhome në një hotel, kishte mesiguri në një hotel tjetër.

Si veprohet? Kuzhinat e hoteleve “flenë gjumë” nëse nuk ka kërkesë për ushqim dhome, apo mëngjeze masive, dreka e darka. Kështu që nuk humbasin para. Mirëpo, në letër hotelet ofrojnë ushqime nga më të mirat. Nëse vërtet ka klientë që kërkojnë të ushqehen në hotele atëhere lajmërohet Butler Hospitality. Ata vijnë marrin në dorë kuzhinën e restorantin e hotelit, sjellin gjithshka që duhet, me një ekip talentesh, dhe gatuajnë gjithshka me nivelin e yjeve të hotelit që i thërret.

Suksesi ishte aq i madh saqë kompania e tij, në raportin e fundit, kishte vlerën 85 milionë dollarë sipas revistës “Forbes”.

Kompania ka të paktën katër restorante hotelesh që i përdor rregullisht, në New York, por dërgon ushqime të gatimit të lartë dhe shërbime të ndryshme dhome për 119 hotele dhe një totali prej 30,000 dhomash. Sipas revistës “Forbes”, mes klientëve të Butler Hospitality numërohen hotelet e njohura si Hilton, Marriott, Hampton Inn, Holiday Inn etj.

Gjonbalic thotë se kompania e tij çdo vit ka dyfishuar numrin e dhomave që u shërben dhe në fund të vitit 2019 kishte rreth 250 të punsuar me kohë të plotë. Suksesi në New York City ka bërë që të zgjerohet edhe në Chicago, Miami dhe D.C. Marrëveshja me hotelet është e thjeshtë dhe shumë përfituese. Butler Hospitality merr 90% të fitimeve dhe vetëm 10% u shkon hoteleve, një raport shifrash që dëshmon sesa e mirëpritur ka qenë kjo nismë nga industria e hotelerisë amerikane.

Sigurisht, ky është një vit që do të sfidojë botën e turizmit dhe hotelerisë, për shkak të epidemisë së COVID-19. Por, Gjonbalic është optimist se porosia nga dhomat e hotelit do të mbetet një kërkesë edhe në epokën e re, kur të rifillojë udhëtimi masiv.

Premtimi është djalë i shqiptarëve nga Mali i Zi, të cilt u vendosën në New York në fillim të viteve 1990. Revista “Forbes” shkruan se ai u rrit në kuzhina restorantesh, ku punonte pa u lodhur babai i tij përpara se të hapte restorantin e tij, ku Premtimi punonte si pjatalarës, si shërbyes, si shpërndarës ushqimi, e më në fund, si menaxher.

Me një intuitë dhe shpirt nismëtar, ai krijoi diçka të re në Qytetin ku duket sikur është zbuluar gjithshka që mund të zbulohej, mirëpo ku vazhdimisht habitesh me fantazinë e shpritin praktik të njerëzve. Premtim Gjonbalic është një nga herojnë e kësaj Bote gjithmonë te Re.

(Për kuriozitet shkrimin e revistës Forbes mund ta lexoni këtu: https://www.forbes.com/sites/igorbosilkovski/2020/07/14/meet-the-entrepreneur-whose-ghost-kitchen-for-hotels-just-raised-15-million-at-an-85-million-valuation)

Image

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular