Dy vëllezër kanë mbetur të vrarë në fshatin Repë të Podujevës për çështjen e një toke. Viktimat janë një 31 vjeçar dhe vëllai i tij 41 vjeçar, i cili ndërroi jetë disa orë më vonë në spital.
I dyshuari si autor i ngjarjes ka qëlluar me kallashnikov ndaj tyre për shkak të pretendimeve për një tokë. Familjet jetonin pranë njëra-tjetrës duke i ndarë vetëm një rrugë.
Viktima e parë ishte duke kositur tokën në momentin e ngjarjes së rëndë.
Mediat në Kosovë thonë se autori erdhi nga Britania për të kryer vrasjen dhe pas ngjarjes, është arratisur teksa policia është vënë në kërkim të tij.
Në fotografitë nga vendi i ngjarjes shihet traktori i viktimës, ku pranë tij iu gjet edhe trupi.