BallinaAktualitetNë gjendje të rëndë nga Covidi/Mikja e Ramës niset me avion për...

Në gjendje të rëndë nga Covidi/Mikja e Ramës niset me avion për në Zvicër

spot_img
spot_img

Biznesmenja e njohur, fituesja e koncesionit të Check-up, Vilma Nushi është infektuar me koronavirus dhe prej disa ditësh ndodhej e shtruar në spitalin e Infektivit në Tiranë.

Por gjendja e saj gjatë natës është rënduar

Pikërisht për këtë shkak, Nushi sot është transportuar me një fluturim special nga Tirana në Zvicër, me avion sanitar.

Mësohet se ajo është shoqëruar me autoambulancën e një spitali privat nga spitali Infektivit në Rinas.

Nushi është fituese e milionave euro nga qeveria e Edi Ramës dhe firma e saj pretendon se bën kontrollin shëndetësor të shqiptarëve që janë më të mëdhenj se 35 vjeç.

Duke i uruar shërim të shpejtë, duket se personazhet e njohur që kanë para, po shkojnë të kurohen jashtë Shqipërisë, ndërsa qytetarët e thjeshtë që nuk mund të paguajnë as edhe ilaçet e tyre, lihen në mëshirë në spitalin e infektivit.

Në këtë spital situata është kaotike dhe thuajse jashtë kontrollit për shkak të mungesave të mëdha dhe mos plotësimit të kërkesave nga ministria e Shëndetësisë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular