Të hënën pasdite, djali sulmoi me sëpatë babain e tij, duke e lënë të vdekur.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Fushë Kosovë, ku i dyshuari është arrestuar nga forcat e policisë.
Sipas mediave, brenda kësaj shtëpie në Fushë Kosovë, dyshohet se ndodhi një ngjarje e rëndë, raporton express.
Policia doli në vendin e ngjarjes dhe rrethoi shtëpine e viktimës dhe të të dyshuarit, duke e arrestuar këtë të fundit
Aty u panë edhe të afërm të të ndjerit të cilët ishin të shokuar nga ky rast.
Nderkohë, zëdhënësi Daut Hoxha tregoi se cilat janë dyshimet e para të policisë për ngjarjen e ndodhur mes djalit 40 vjeccar dhe të atit 72 vjecar.
E në vendin e ngjarjes u gjet edhe mjeti i mprehtë me të cilin dyshohet se 40 vjecari kreu krimin e rëndë.
E pasi u moren provat e nevojshme për të kryer hetimet në lidhje me këtë rast, ekipi i forenzikës nxori trupin e pajetë të 72 vjecarit.
Sipas dëshmitarëve që kanë folur prapa kamerave për T7, nuk ishte hera e parë që brenda kësaj familje kishte mosmarrëveshje.
Trupi i pajetë tashmë është dërguar për obduksion në institutin e mjekësisë ligjore.