Aksidenti ka ndodhur rreth orës 10:30, në rrugën e “Durrësit” ne kryeqytet dhe femijen e kane transportuar me urgjence ne spital.
Policia ben me dije se femija i aksidentuar eshte nje 6 vjecar me iniciale D. B. Policia ka nisur hetimet per zbardhjen e ngjarjes.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 20.07.2020, rreth orës 10:30, në rrugën e “Durrësit”, mjeti me drejtues A.A., 48 vjeç, ka aksidentuar fëmijën e mitur me iniciale D. B, 6 vjeç, i cili u dërgua në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.