Ashtu siç ishte paralajmëruar, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha e ka nisur axhendën e tij zyrtare në Kosovë me një takim me kryeministrin e vendit Avdullah Hoti.
Basha ka mbërritur pak më parë në selinë e Qeverisë së Kosovës, ku është pritur që në ambientet e jashtme nga kryeministri Hoti dhe stafi i tij.
Është njoftuar se menjëherë pas takimit, do të ketë edhe një konferencë të përbashkët për mediet.
Kreu i PD-së sot gjatë ditës do të takohet edhe me liderë tjerë politikë dhe institucionalë në Kosovë.