Aktori i njohur shqiptar i humorit, Florjan Binaj ka ironizuar me kryeministrin Edi Rama, rolin edhe të të cilit luan në shfaqje lidhur me masën për ndalimin e muzikës së lartë në lokale pas orës 20:00.
Binaj thotë se sipas Universitetit të Surrelingtonit (referuar Surrelit, vendbanimit të Ramës), të Tirinoisit të Maçaçuçets, COVID-19 transmetohet edhe nëpërmjet notave muzikore sidomos pas orës 20:00.
Po ashtu Binaj citon Ramën me ironi për thënien e kryeministrit ‘’lum ne që e kemi këtë, dhe mjer ne që na ka ky’’.