Përfaqësuesja e Ministrisë së Shëndetësisë, Eugena Tomini në përditësimin e të dhënave në 24 orët e fundit ka bërë të ditur se situata epidemiologjike në vend vijon të paraqitet serioze.
Sipas të dhënave të fundit në spitalin Infektiv dhe spitalin COVID-2, “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 123 pacientë, 18 në terapi intensive dhe 3 pacientë janë të intubuar.
Tomini i ka bërë thirrje qytetarëve që të ndërgjegjësohen, për të mbajtur maskën detyrimisht në ambientet e mbyllura, për të ruajtur distancimin social, dhe bizneset duke zbatuar protokollet e miratuara.
Të gjithë këta indikatorë tregojnë që virusi do të vijojë transmetimin e tij nëse qytetarët nuk ndërgjegjësohen për të respektuar rregullat e vendosura, për të mbajtur maskën detyrimisht në ambientet e mbyllura, për të ruajtur distancimin social, dhe bizneset duke zbatuar protokollet e miratuara.
Aktualisht në dy spitalet COVID, në spitalin Infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 123 pacientë, 18 në terapi intensive dhe 3 pacientë janë të intubuar”, njofton Ministria e Shëndetësisë.
Në 24 orët e fundit Ministria e Shëndetësisë njoftoi se kanë rezultuar pozitivë 81 persona, duke e çuar kështu numrin e përgjithshëm të të infektuarve që nga fillimi i pandemisë në 4171.
Ndërsa gjatë këtyre orëve ka ndërruar jetë edhe një pacient 80-vjeçar nga Tirana, duke e çuar kështu numrin e viktimave në total 113.
Fatmirësisht betejën me COVID-19 e kanë fituar 2352 persona deri ditën e sotme.