Një ditë më parë persona të maskuar ekzekutuan në makinën e tij, Emiljano Ramazanin.
ABC News ka siguruar videon e ekzekutimit të 39-vjeçarit, ngjarje e ndodhur një ditë më parë në Elbasan.
Në pamjet e filmike duke autori me kapuç që del nga një makinë e parkuar dhe ndjek automjetin e viktimës.
Ai ecën drejt tij i armatosur, ndërkohë që makina e tij zhvendoset nga një tjetër person.
Pasi kryen krim gjakftohtë autori rikthehet në automjet dhe largohet nga vendngjarja. E gjithë ngjarja ndodh për 30 sekonda.
Emiljano Ramazani u ekzekutua pasditen e djeshme poshtë pallatit të tij në Elbasan. 39-vjeçari u ndoq nga autorët nga palestra për në banesë, ndërsa u qëllua teksa ishte në automjetin e tij.