Koronavirusi ka patur një shtrirje të madhe në Kosovë gjatë javëve të fundit.
Numrat janë shtuar shumë dhe situata nëpër spitale është dramatike. Pak ditë më parë u njofua se ishte infektuar Isa Mustafës kreu i LDK. Ndërkohë më herët gjatë ditës së sotme u njoftua se edhe Jakup Kransnjiqi ishte i infektuar.
Ndërkohë pak momente me parë është bërë publik lajmi se edhe Kadri Veseli eshte infektuar me Covid 19
Vetë Veseli nuk e ka konfirmuar akoma se është infektuar, ndërsa punonjësit e zyrës së tij ditën e sotme janë parë të heshtur.
Zëdhënësi i PDK-së Avni Bytyci i kontaktuar nga mediat nuk ka pranuar të japë shpjegime.