Zëdhënësja e PS-së Ina Zhupa shkruan se kryebashkiaku Veliaj mashtron me ndjekës falso në Twitter.
Sipas Zhupës, 82.2% të ndjekësve të tij në këtë rrjet social nuk janë të vërtetë.
Ai shkruan se kjo është ushtria e PR-it e Veliajt që paguhet me taksat e qytetarëve të Tiranës.
Zhupa: Kryebashkiaku fake Veliaj! Ndjekes te rreme- kryebashkiak mashtrues- pune fallso : Trinomi i Erion Veliajt! 82.2% thote analiza qe ben Twitter ndjekesve te Veliajt, jane profile te rreme- lajm ky publik sot ne media. Kjo eshte ajo ushtria e PR qe paguhet me taksat e qytetareve te Tiranes, per te bere like dhe share Veliajt dhe per te sulmuar e bere report opozites kundra Veliajt. 5458 punonjes ne varesi te Veliaj nga te cilet 1359 punonjes drejteperdrejte ne Bashkine Tirane.
Mendon Veliaj se keshtu do mashtroi qytetaret e Tiranes! Harron qe ne rrjete sociale ata shikojne peme ndersa ne rruge betoniere edhe kulla, ne rrjete sociale shikojne uje 24 ore ndersa ne shtepi jane pa uje, me depozita dhe me uje te blere! Qytetaret nuk jetojne ne Tëitter edhe facebook, jetojne ne Tirane dhe nuk do emerohesh dot me sipas like edhe share por do shporresh me vote!