BallinaAktualitetSituatë dramatike në spitale/ 12 të intubuar, 22 në terapi intensive

Situatë dramatike në spitale/ 12 të intubuar, 22 në terapi intensive

spot_img

Çdo ditë që kalon, situata në spitalet e vendit është dramatike për shkak të koronavirusit dhe dështimit të qeverisë për një strategji të qartë kontrolli të pandemisë.

Sipas të dhënave zyrtare të ditës së sotme 12 qytetarë janë të intubuar dhe 22 të tjerë në terapi intensive.

Kjo tregon se numri i të vdekurve në ditët në vijim pritet të rritet.

‘Aktualisht në spitalin Infektiv dhe spitalin ‘Shefqet Ndroqi’ po trajtohen 126 pacientë, 22 janë në terapi intensive dhe 12 pacientë janë të intubuar.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 477 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 108 raste pozitive.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 49 raste në Tiranë, nga 11 raste në Durrës, Kavajë, 9 në Fier, 7 në Shkodër, nga 3 raste në Krujë, Kurbin, Tropojë, Berat, Mallakastër, 2 në Peqin, nga 1 rast në Korçë, Vlorë, Tepelenë, Shijak’, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular