Kjo fundjavë për Presidentin Ilir Meta dhe familjen e tij ka kaluar në Jug të vendit.
Përmes dy fotove, postuar në Facebook, kreu i shtetit ka përshëndetur ndjekësit në rrjetet sociale nga Saranda.
Meta ka pozuar me bashkëshorten, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi dhe me fëmijët e tyre nga kalaja e Lëkurësit.
“Një mbrëmje të këndshme për të gjithë me familjet tuaja ju uroj nga kalaja e Lëkurësit në Sarandë”, shkruan Meta.